Celina flet për penalltinë qesharake, ka një mesazh për dashakëqinjtë
Bersant Celina është njëri ndër lojtarët kryesor te Swansea, por të mërkurën mbrëma ishte natë jo aq e mirë për të.
Përveç se skuadra e tij humbi 3-0 nga WBA, ai ishte pjesë e një situata sa tragjike, po aq edhe komike.
Swansea fitoi penallti në minutën e 39-të, kur rezultati ishte 1-0 për vendasit.

Përgjegjësin për të gjuajtur e mori mesfushori shqiptar Bersant Celina.
Ai mori hov, por kur arriti te topi rrëshqiti keq, duke e prekur edhe topin dhe duke e quar dëm penalltinë, pasi gjuajtja e tij nuk shkoi as te porta.
Swansea’s Bersant Celina with one of the worst penalties you will ever see v West Brom ?pic.twitter.com/6GrYxbBzf8
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) March 13, 2019
Talenti kosovar ka komentuar këtë episod përmes një storie në rrjetin e tij social në Instagram, duke falenderuar tifozët që udhëtuan dhe duke thënë se kjo gjë nuk e ka thyer atë.
“Para së gjithash falenderoj tifozët që udhëtuan dje. E dyta, rasti i penaltisë sime. Ishte qesharake? Po ishte. A mund ta kontrolloja situatën? Jo. Rrëshqita. A ndihem se kjo i ka kushtuar skuadrës? Po, dhe më vjen keq, por e di që skuadra do të ketë përkrahjen time cfarëdo që të ndodhë. Gjëja e fundit që dua të them është se disa njerëz mendojnë se kjo gjë në një mënyrë mund të më thyej mua. Ju jeni shumë gabim. Faleminderit për motivimin”, ishin fjalët e Bersant Celinës. /IndeksOnline/