75 Mall Live Search
16:18 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Celina: Kjo është ndeshja më e madhe në historinë tonë

“Dardanët” nesër do ta kenë testin më të vështirë të fazës kualifikuese për Euro 2020, ku do të përballen me Anglinë në Southampton.

Përfaqësuesja e Kosovës mori tri pikë të arta në “Fadil Vokrri” të shtunën ku e mposhti me kthim rezultati Republikën Çeke, shkruan Indeksonline.

Anglia prin në grupin A me 9 pikë, një më pak se Kosova dhe kjo ndeshje konsiderohet si më e rëndësishmja e këtij grupi.

“Kjo është padyshim ndeshja më e madhe në historinë tonë. Të gjithë mezi e presin atë në Kosovë, sepse të luash kundër Anglisë është një nga gjërat më të mëdha që mund të bësh në futboll” – u shpreh Celina për Independent./Indeksonline/