22:20 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Celina: Manchesteri më do, në të ardhmen do të jem yll i Premierligës

Bersant Celina beson se mund të bëhet një yll i Premierligës te skuadra e Manchester Cityt.

Kosovari po shkëlqen te klubi i Ipsiëich Toën, duke bërë 18 paraqitje fantastike, transmeton IndeksOnline.

Edhe pse City ka futbollistë cilësor, Celina beson se një dit do të kthehet atje dhe të zë vend startues.

“Ata e dinë se unë po shkoj mirë dhe më duan shumë. Unë e di se ata besojnë në mua. Do të jetë e vështirë për të hyrë atje, por kjo është për të ardhmen. Unë kam nevojë për t’i treguar atyre se unë jam mjaftë i mirë”, ka thënë Celina për mediat angleze.

Cili ishte momenti më i preferuar i tij, ai u përgjigj: Goli kundër QPR-s, por edhe goditja e lirë në minutat e fundit në Burton është ndoshta më e mira për këtë vit”, shtoi kosovari./IndeksOnline/