08:59 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Celina në dyshim për Kosovën

Mesfushori Bersant Celina është në dyshim për të qenë në dispozicion të Kosovës për dy ndeshjet e ardhshme kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Anëtari i Sëanseat ka pësuar një lëndim dhe është në proces të rikuperimit.

Trajneri Bernard Challandes, ka bërë të ditur për Indeksonline që Celina mund të mungoj në grumbullimin e ardhshëm që fillon më 2 qershor.

Përveç Celinës, Kosovës do ti mungojnë edhe tre mesfushorë tjerë të lënduar, Valon Berisha, Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu. /Indeksonline/