13:11 / E Premte, 27 Janar 2023 / L K

Celina nga Stoke City flet për Kosovën

Futbollisti i kombëtares së Kosovës Bersant Celina u bë zyrtarisht me skuadër të re duke zgjedhur që ta përfaqësoj ekipin Stoke City.

Ai më pas pati edhe intervistën e parë me ekipin nga Championshipi anglez.

Në mes të tjerash gazetari e pyeti edhe se sa e ka pasur të vështirë që ta përfaqësoj Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.

Celina ishte i shpejtë në përgjigje duke thënë se vendimi për ta përfaqësuar Kosovën ishte shumë i thjeshtë.

Ai shtoi se e ka përfaqësuar Norvegjinë te grupmoshat por kur i erdhi mundësia që ta përfaqësoj vendin e lindje ishte vendimi më i lehtë.

Ndryshe Celina iu bashkua Stoke Cityt si huazim nga ekipi turk Kasimpasa.