75 Mall Live Search
18:36 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Celina realizon gol dhe asistim vetëm shtatë minuta pas inkuadrimit

Mesfushori kosovar që luan në Swansea City, Bersant Celina, ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij në Championship.

Celina ka realizuar një gol të bukur dhe poashtu ka dhuruar një asist vetëm shtatë minuta pasi u inkuadra në pjesën e dytë ndaj Sheffield Wed.

Swansea mposhti me rezultat 2-1 skuadrën e futbollistit tjetër të Kosovës, Atdhe Nuhiu. /IndeksOnline/