75 Mall Live Search
23:43 / E Enjte, 17 Mars 2022 / MSH

Celina refuzon grumbullimin me Kosovën, ja arsyeja

Sulmuesi kosovar Bersant Celina raportohet se ka shprehur dëshirën që të qëndrojë te skuadra e Ipswich Town pavarësisht ndeshjeve me kombëtare, ku Kosova do të zhvillojë dy miqësore këtë muaj.

Siç nënkuptohet nga intervista e trajnerit të Ipswich, Kieran McKenna, Celina ka pasur disa telefonata me krerët e FFK-së, duke treguar qartazi dëshirën e tij për të qëndruar te skuadra angleze.

“Unë mendoj që ai ka pasur disa bisedime me ta dhe siç më ka informuar, Bersanti ka pasur disa komunikime me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe ua ka bërë të qartë që ai me çdo kusht dëshiron që të qëndrojë javën e ardhshme dhe të jetë i përfshirë në disa ndeshje tejet të rëndësishme që ne kemi”, tha trajneri i Ipswich, McKenna.

Kjo deklaratë nënkupton që Celina nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të lojtarëve që Giresse do të mbledhë për ndeshjet miqësore kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.