Celina: Tifozët e Ipswichit ishin arsyeja që u riktheva

Pas 3 vitesh, Bersant Celina është rikthyer te Ipswich Town.
Mesfushori kosovar ka treguar arsyet që e kanë shtyr të bashkohet me ekipin anglez.
“Sigurisht, jam i lumtur dhe i emocionuar. Kam pasur një marrëdhënie fantastike me tifozët dhe mezi pres të shoh të gjithë përsëri. Isha vërtet i lumtur, ishte gjithmonë shumë pozitive për mua të dëgjoja për interesimin e klubit në mua” deklaroi Celina.
24-vjeçari u transferua nga Dijon në formë huazimi me të drejtë blerje.
/Indeksonline/