75 Mall Live Search
19:37 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / A. M.

Celine Dion i ofrohet kjo shumë e majme parash për të performuar në Lojërat Olimpike

Yllit të muzikës, Celine Dion i janë ofruar hic më pak se 2 milionë dollar për të performuar të premten gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit.

Fituesja e çmimit Grammy,  sipas TMZ do të paguhet me këtë shumë të majme për të performuar vetëm një interpretim të vetëm, transmeton IndeksOnline.

Dalja e Dion në skenë, do të shënonte performancën e saj të parë publike në vite.

Në vitin 2021, interpretuesja  e hitit “My heart ëill go on”, u desh të ndërpresë qëndrimin e saj në Las Vegas për shkak të ankesave shëndetësore.

Më pas në dhjetor të vitit 2022 ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me një çrregullim të rrallë neurologjik i karakterizuar me ngurtësi progresive muskulare.