75 Mall Live Search
09:22 / E Martë, 13 Maj 2025 / AR

Céline Dion s’do të marrë pjesë në “Eurovisionin 2025”

Prej kohësh ishte kureshtja nëse Céline Dion do të udhëtonte për në Zvicër për konkursin muzikor dhe do të performonte në ditën e fundit, të shtunën, më 17 maj.

Tani erdhi zhgënjimi i madh për fansat e Eurovision: Céline Dion s’do të vijë në Bazel, siç njoftuan organizatorët për audiencën të hënën në mbrëmje në Evening Preview Show në St. Jakobshalle, transmeton Indeksonline.

“Nuk do të doja asgjë më shumë sesa të isha me ju në Bazel”, tha këngëtarja në një videomesazh të ndarë nga TikToker @Eurocelsoreactions.

ESC-ja ia ndryshoi jetën Dionit. Për këtë, ajo është gjithmonë mirënjohëse ndaj Zvicrës. Më pas ajo zbuloi se nuk do të merrte pjesë në Eurovisionin e këtij viti. Në X, shumë blogerë dhe fansa të ESC-së e konfirmuan lajmin. Më pas në sallë u këndua kënga “Ne partez pas sans moi”./Indeksonline/

@eurocelsoreactions Celine Dion’s message at Eurovision 2025 #Eurovision2025 #celinedion #UnitedByMusic #esc2025 #eurocelsoreactions ♬ original sound – EuroCelsoReactions