Celine Dion shfaqet në skenë pas disa muajsh, po vuan nga një sëmundje e rëndë (Pamje)

Këngëtarja kanadeze Céline Dion bëri një paraqitje surprizë në Grammy në Los Angeles. Ajo i dha Taylor Swift çmimin për albumin e vitit.
Publiku e priti me ovacione paraqitjen e saj në skenë.
“Ju faleminderit të gjithëve. Edhe unë ju dua. Kur them se jam e lumtur që jam këtu, me të vërtetë e kam parasysh nga thellësia e zemrës sime” ka thënë këngëtarja para publikut.
Celine Dion vuan prej disa kohësh nga sindroma e “personit të ngurtë”. Sëmundja shumë e rrallë autoimune neurologjike shkakton që shumica e të prekurve të përjetojnë ngurtësi muskulore dhe ngërçe të dhimbshme, të cilat shpesh fillojnë në këmbë dhe shpinë. Ngërçet mund të prekin edhe barkun dhe, më rrallë, pjesën e sipërme të trupit, krahët, qafën dhe fytyrën./Indeksonline/
An unforgettable Grammys moment as Celine Dion surprises everyone after facing Stiff-Person Syndrome diagnosis. The crowd rises with a massive ovation, celebrating not just her music but her strength and resilience🌟 pic.twitter.com/7iwfpjbt00
— MEFeater Magazine (@mefeater) February 5, 2024