Celtic rikthen O’Neill përsëri si trajner
Martin O’Neill rikthehet përsëri si trajner i Celticut.
Ai vjen në Glasgow si trajner deri në fund të sezonit, pas shkarkimit të Wilfried Nancyt gjatë ditës së sotme.
Për të është aventura e tretë, pasi kishte qenë fillimisht trajner në vitet 2000-2005 si dhe këtë sezon si trajner i përkohshëm.
Ai do të ketë një punë të vështirë, pasi që Hearts po kalon gjithnjë e më afër titullit në Skoci, duke prishur dominancën e Celtic dhe Rangers./IndeksOnline/

