Celtics përmbys gjithçka në çerekun e katërt, fiton ndeshjen e parë finale (VIDEO)

Boston Celtics ka shënuar fitore si mysafir i Golden State Warriors në finalet e sivjetme të NBA-së.
Përderisa pjesa e parë shkoi ngushtë, pjesa e dytë solli befasinë.
Warriors gëzuan një epërsi prej 12 pikësh në start të çerekut të katërt, por Bostoni i goditi me një rrebesh treshesh për ta përmbysur rezultatin në 108:120.
Stephen Curry i realizoi 34 pikë për vendësit, prej tyre 21 vetëm në çerekun e parë, ndërkaq Al Horford me 26 pikë dhe Jaylen Broën me 24 ishin më të mirët te Celtics.
Ndeshja e radhës zhvillohet po në San Francisko të Kalifornisë pas tre ditësh.