75 Mall Live Search
09:38 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Çënari” arrin në Kosovë, pritet nga ministri, në detyrë, i Kulturës

Aktori i njohur i kinematografisë turke, Tolgahan Sayışman, ka arritur në Prishtinë.

Ai erdhi në Kosovë së bashku me bashkëshorten e tij, Almedan dhe djalin, Efehan, shkruan Indeksonline.

Tolgahan u bë i njohur për publikun  kosovar me rolin e tij, Çinar Ilgaz në serialin Lale Devri.

Kujtim Gashi, ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot do ta presë në kabinetin e tij një delegacion turk të kryesuar nga aktori Sayisman.Ky takim pritet të ndodhë rreth orës 11:00.