75 Mall Live Search
21:32 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / Burim

‘Censura në RTK’, AGK dënon përjashtimin arbitrar të 6 gazetarëve nga ekrani

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se e ka pranuar me shqetësim njoftimin e 6 gazetarëve të RTK-së për largimin e tyre nga ekrani dhe emisionet që i drejtonin ata në Televizionin Publik.

AGK-ja e ka dënuar fuqishëm këtë vendim arbitrar të Menaxhmentit të RTK-së, duke thënë se paraqet një nivel të paprecedent të cenzurës në Transmetuesin Publik, teksa i ka bërë thirrje menaxhmentit të tërhiqet nga vendimi.

“AGK-ja e sheh veprimin e Menaxhmentit si ndëshkim ndaj 6 gazetarëve për punën e tyre profesionale, të pandikuar politikisht dhe për ngritjen e zërit për vonesën e pagave. Kjo është një dëshmi e re, të shqetësimit të ngritur me kohë nga AGK-ja, se Menaxhmenti aktual është vënë në shërbim të plotë të Qeverisë Kurti, dhe partisë politike në pushtet, Vetëvendosje. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e fton Menaxhmentin që ta rishikojë dhe tërheqë këtë vendim, dhe t’ua mundësojë gazetarëve dhe redaktorëve të bëjnë punën e tyre në interest të publikut, pa ndikimin e vazhdueshëm politik”, thuhet në reagim.

AGK-ja ka thënë se do të përkrahë kolegët gazetarë në të gjithë hapat që ata do të ndërmarrin për të sfiduar këtë vendim të papranueshëm dhe të ndikuar nga politika.

Reagimi i plotë: