Censurimi i disa gazetarëve në RTK, reagon Hoti: Kjo qasje zbatohet në mediumet publike të regjimeve jodemokratike

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka reaguar pasi gjashtë gazetarëve në RTK u është ndaluar moderimi i emisioneve.
Ai ka thënë se pasi i lanë pa rroga tani po i censurojnë gazetarët që kritikojnë pushtetin dhe i favorizojnë ata gazetarët që nëpër intervista po i ”ledhatojnë” ministrat.
Hoti ka thënë se kjo qasje është e papranueshme dhe kundër parimeve të mediumit publik.
”Kjo qasje është e papranueshme, është kundër parimeve të funksionimit të mediumit publik të pavarur. Kjo qasje zbatohet në mediumet publike të regjimeve jodemokratike.
Ata zyrtarë të lartë të RTK-së, që po i marrin këto vendime të marra, e dinë se po bëjnë shkelje ligjore. Çfarë zori kanë që lejojnë të instrumentalizohen në këtë mënyrë nga pushteti, do ta marrim vesh me kohë.” ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i plotë: