07:40 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Centralet bërthamore lundruese, përcaktues të tregun global të energjisë

Më 14 shtator, centrali bërthamor lundrues i energjisë Akademik Lomonosov arriti në qytetin port Pevek në lindjen e largët ruse pasi përshkoi një distancë prej 4,700km nga Murmansk.

Aty ai do të lidhet me rrjetin elektrik dhe pas furnizimit me karburant bërthamor do të jetë impianti i prodhimit të energjisë së rajonit, duke zëvendësuar impiantin bërthamor Bilibino i cili do të fiket më në fund në 2020.

Akademik Lomonosov është projekti kryesor i një serie impiantesh të lëvizshme të kapacitetit të vogël.

Stacioni është i pajisur me dy reaktorë KLT-40S që mund të gjenerojnë 70 MW energji elektrike dhe 50 Gcal/h energji termike, duke plotësuar nevojat e një popullsie prej rreth 100 000 banorë.

Akademik Lomonosov është e gjatë 144 dhe e gjerë 30 metra. Peshon 21 500 ton dhe ka 69 vetë ekuipazh.

Kohëzgjatja e shërbimit të saj është parashikuar 40 vjet. Mjeti mund të mbajë me vete uranium të pasuruar për reaktorët e saj deri në 12 vjet. Ajo mund të shkojë kudo në botë dhe kur të mbarojë karburantin të kthehet në Rusi për të proceduar mbetjet bërthamore dhe mund të funksionojë si një impjant shkripëzimi uji.

Fillimisht projekti Akademik Lomonosov pritej të kushtonte rreth $140 milion, por kostot e ndërtimit u rritën në $574 milionë, duke përfshirë dhe infrastrukturën bregdetare.

Kompania shtetërore energjetike Rosatom tashmë ka nisur punën për supermjetin e dytë që do të jetë më i vogël por më i fuqishëm se i pari, me dy reaktorë RITM-200M me kapacitet total 100 MË. Nuk janë publikuar ende planet e përdorimit të këtyre mjeteve por raportohet se gjiganti energjetik rus Gazprom, kërkon të paktën 5 të tilla për të përdorur në fushat e gazit në detin e veriut, detin Barents apo ato në gadishullin Jamal.
Centralet bërthamore lundruese mund të zgjidhin gjithashtu problemet e energjisë në vende ku nuk është e mundur ndërtimi i tyre në tokë, siç janë zonat sizmike.
Gjithashtu për shtetet afrikane që vuajnë nga mungesa e energjisë kjo do të ishte dhe zgjidhje për impiantet e shkripëzimit dhe furnizimin me ujë të pastër e të pijshëm për popullatën.