22:24 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Çerdhet private në kryeqytet protestojnë para Komunës, kërkojnë rihapjen

Asociacioni i institucioneve parashkollore private nuk po pajtohet me vendimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për mos hapje të çerdheve private.

Gëzime Rexhepi-Çollaku nga ky asociacion akuzoi kryetarin Shpend Ahmeti për moskoordinim dhe mosbashkëpunim.

“Ne jemi sot këtu për t’u arsyetuar para të gjithë prindërve që i kanë përgatitur fëmijët e tyre që nesër t’i sjellin në kopsht. Nuk di se çfarë arsyetimi dhe si fëmijët do ta kuptojnë këtë arsyetim. Nuk jemi që ta dëmtojmë shëndetin e fëmijëve, mirëpo asnjë ekip nuk është formuar që të dalin në kopshtet e caktuara që të shohin se si zhvillohet dhe si zbatohen masat nga institucionet parashkollore private, kur dihet se të gjitha masat janë ndërmarr dhe janë zbatuar. Në këtë kohë vijueshmëria e fëmijëve ka qenë minimale dhe janë zbatuar në përpikëri duke u bazuar në manualet e IKSPHP-së”, tha ai.

“Pse kjo ndalesë selektive. A ndoshta pse shumica diku 90 për qind të gjitha institucionet parashkollore private janë në pronësi të grave dhe nuk jemi të zëshme, sepse ata janë të fortë dhe asnjëherë nuk marrin një model qoftë edhe në vendet fqinjë. Por ky është fillimi dhe nuk do të ndalemi me kaq”, tha ajo.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se janë duke hartuar një protokoll që do të konkretizonte deri në detaje menaxhimin e situatës me çerdhe, pas rihapjes.