Çerdhet publike në grevë, fëmijët mbesin para dyerve në temperatura të ulëta
Në të gjitha institucionet arsimore publike të Kosovës ka nisur greva dyorëshe në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi Ligjin e ri të pagave deri në fund të muajit mars, shkruan Indeksonline.
Për këtë arsyje një numër i madh i fëmijëve në njërën nga çerdhet publike janë duke pritur jashtë objektit në temperatura të ulëta.

Prindërit e tyre për Indeksonline kanë thënë se ata ishin të detyruar t’i sillnin fëmijët në çerdhe për shkak të punës.
Megjithatë ata janë të detyruar të prisnin para derës së çerdhës derisa të përfundoi greva.

Edhe pse kjo do u shkaktojë vonesa në vendin e punës.
Por më të viktimizuara në këtë mes janë të vegjlit, që çdo ditë qëndrojnë në çerdhe.
Kujtojmë se për shkak të pezullimit të Ligjit të pagave deri më 30 mars 2020, edhe sektori i shëndetësisë është në grevë, derisa përkrahje i kanë dhënë edhe Sindikata e Policisë së Kosovës dhe ajo e Shërbimit Korrektues./Indeksonline/
