75 Mall Live Search
10:52 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Çerdhja me bazë në komunitet në lagjen “Kalabria”, para përfundimit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në Facebook ka njoftuar se kryeqytetit po i shtohet një çerdhe.

Punimet në ndërtimin e objektit të çerdhes me bazë në komunitet janë duke u zhvilluar në lagjen “Kalabria”, ndërsa Ahmeti shton se ato janë pranë përfundimit.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Të ndërtojmë një shoqëri, ku çdo fëmi mund të bëhet çka ëndërron dhe ku çdokush mund të rritet dhe jetojë me dinjitet!

Investimi në edukimin e hershëm është vendimi më i duhur për të siguruar një ardhme më të mire për fëmijët tanë dhe për të siguruar një shoqëri të shëndoshë.

Ndërsa, modeli i çerdheve me bazë në komunitet është mënyra më e mirë e gjithëpërfshirjes së prindërve në edukimin e fëmijëve.

Punimet në ndërtimin e objektit të çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Kalabria” po zhvillohen sipas planit dinamik dhe janë pranë përfundimit.

Kjo çerdhe po financohet nga European Union Kosovo /Bashkimi Evropian dhe ka kapacitet për akomodimin e 100 fëmijëve të kësaj lagje.