75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Çerdhja publike s’punoi tri javë, Komuna e Prishtinës detyron prindërit të paguajnë muajin e plotë

I gjithë arsimi në Kosovë mbeti i bllokuar për tri javë me radhë.

E gjithë kjo ndodhi si pasojë e grevës e cila u zhvillua nga mësimdhënësit. Në kuadër të kësaj hynë edhe edukatorët, kësisoj çerdhet publike në Kosovë mbetën jo-funksionale.

Por pavarësisht kësaj, prindërit në Prishtinë po detyrohen të paguajnë komplet muajin për fëmijët e tyre në çerdhe publike, edhe pse ata punuan për vetëm 5 ditë në muajin e kaluar.

Një qytetar shtë shprehur i indinjuar me këtë, ku ka thënë se komuna e Prishtinës po ia faturon prindërve pagesën e plotë të çerdheve për janar, shkruan Indeksonline.

Ai poashtu ka theksuar se shumë njerëz u detyruan të paguajnë çerdhe private dhe humbën ditë pune apo morën pushim të detyrueshëm, shkaku mos punës së çerdheve.

Postimi i plotë i tij:

Per vetem 5 dite pune sa kane punu çerdhet ne janar 2019 (shkaku i greves por edhe festave te fund-vitit dhe krishtlindjeve ortidokse), komuna e Prishtines po iu faturon prinderve pagesen e plote te çerdheve per janar. Nderkohe shume njerez kane pagu çerdhe private dhe kane humbe dite pune apo kane marre pushime te detyrueshme, shkaku i mospunes se çerdheve.