Çerekfinalet në UEFA Champions League me tifozë?

Rikthimi i tifozëve në tribuna mund të bëhet i mundur gjatë çerekfinaleve në UEFA Champions League.
Ashtu siç shkruan mediumi i njohur ‘Telegraph’ – UEFA pritet t’i lejoj tifozët të rikthehen në tribuna në ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline
Sipas ‘Telegraph’ UEFA pritet t’i lejoj klubet që rreth 9 mijë tifozë t’i kenë në stadium.
Kujtojmë që çerekfinalet në UEFA Champions, janë këto:
Chelsea – Porto / Manchester City – Dortmund / Real Madrid – Liverpool dhe Paris Saint Germain – Bayern Munchen
/IndeksOnline/