Çerekfinalet ‘shterpe’ të Kupës, mbyllen pjesët e para pa gola

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës që po zhvillohen sot.
Në Drenas, Feronikeli po barazon pa gola ndaj Prishtinës.
Rezultati i njëjtë është edhe në Klinë në duelin Dukagjini – Drenica. Kujtojmë se ndeshjet zhvillohen me sistem eliminimi.
Nëse 90 minutat mbyllen baraz, do të ketë vazhdime dy herë nga 15 minuta.
/Indeksonline/