11:39 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / C E

Çereku i futbollistëve të Premierligës ende të vaksinuar

Rreth 90 raste me Covid-19 pas më shumë se 12 mijë testeve janë shfaqur te futbollistët dhe pjestarët e tjerë të klubeve të Premierligës.

77% e futbollistëve në Premier League janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa 16% nuk ka marrë ende të parën., shkruan Indeksonline.

Liga angleze e konfirmoi këtë duke shfaqur edhe qëllimin e të gjitha klubeve për të mos e ndalur kampionatin.

Edhe pse një numër ekipesh janë duke jetuar me sfidën e epidemisë COVID-19, qëllimi i përbashkët është që të vazhdohet sipas kalendarit aktual.

Autoritetet e kampionatit anglez të futbollit po monitorojnë në vazhdimësi situatën dhe zbatimin e protokolleve shëndetësore. Në një mbledhje mbrëmjen e së hënës u diskutuan edhe mundësitë e zhvillimit të kampionatit nën impaktin e variantit Omicron.

Mësohet gjithashtu se ka futbollistë dhe pjesëtarë stafesh që kanë marrë edhe dozën e tretë të vaksinës. /IndeksOnline/