Ceremonia e fundvitit në Policinë e Kosovës, aktivitetet e vitit 2019
Policia e Kosovës është duke zhvilluar ceremoninë e fundvitit, përgjatë së cilës bëhet dhënia e medaljeve, lëvdatave, shpërblimeve si dhe mirënjohje për zyrtarë të ndryshëm policor, të cilët përmes kontributit të tyre në punë kanë arritur rezultatete të shumtë.
Në këtë ceremoni të pranishëm janë zyrtarë të lartë. Në mesin të pranishmëve është edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa si dhe numri një i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, raporton Indeksonline.

Në këtë ceremoni bëhen të ditura edhe disa nga rastet më të bujshme të hetuesisë e zhvillimit të punës policore gjatë vitit 2019./Indeksonline/




