10:03 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr. 48

Agjencia Kosovare e Privatizimit sot mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.48.

Pranimi i ofertave do të bëhet duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë. Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30.

Mediat janë të ftuara ta ndjekin gjithë ceremoninë e pranimit të ofertave, hapjes së ofertave dhe shpalljes së çmimeve më të larta.