75 Mall Live Search
13:09 / E Shtunë, 07 Shtator 2024 / FR

Ceremonia e shtatores së Ibrahim Rugovës, arrijnë familjarët e ish-presidentit (VIDEO)

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, sot Podujeva organizon ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Familjarët e ish-presidentit, Teuta dhe Ukë Rugova kanë arritur në këtë ceremoni,shkruan Indeksonline.

Shtatorja do të zbulohet në Podujevë në Parkun e Qytetit, dhe pritet të fillojë nga ora 13:00.

Në këtë ceremoni do të marin pjesë edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

Më poshtë mund të shihni pamje nga kjo ngjarje./Indeksonline/