75 Mall Live Search
21:26 / E Martë, 11 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Ceremonia inauguruese e KRU “Hidrodrini” për Impiantin e Ujërave të Zeza, e çon nesër kryeministrin në Pejë

Në ora 14:00 nesër në fshatin Gorazhdec të Pejës, do të zhvillohet ceremonia inauguruese e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Pejë, projekt në kuadër të KRU “Hidrodrini’.

Në ceremoninë e zyrtarizimit do të merr pjesë edhe Kryeministri I Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe së paku dy ministra të kabinetit qeveritar.

Për ndërtimin e ITUZ (Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza) donatorë të rëndësishëm janë edhe Qeveria gjermane dhe ajo zviceranë.

Në bashkëfinancim të projektit është edhe vet komuna e Pejës.