15:47 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ceremonia Oscar po afrohet.. Ja kush do ta prezentojë!

Këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar nuk do të prezantohet nga aktori Kevin Hart.

Sipas të gjitha gjasave kjo ceremoni nuk do të ketë prezantues kryesor, mirëpo vetëm katër ditë para se kjo të nisë u emëruan tre prezantues që do ta hapin Oscars këtë javë e ata janë Helen Mirren, Michael B. Jordan dhe Pharrell Williams.

Të tre prezantuesit kanë lidhje të forta me këtë ceremoni pasi që Helen ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë” në vitin 2007, Michael është nominuar në “Pikturën më të mirë” dhe pesë kategori tjera e Pharrell është nominuar në vitin 2017 e kënga e tij Happy është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë origjinale” në vitin 2014.

Ky do të jetë edicioni i parë pa një prezantues kryesor që nga viti 1989 pasi që Kevin Hart dha dorëheqje në dhjetor pas disa reagimeve të ashpra që i’u dhanë atij./Indeksonline/