75 Mall Live Search
13:30 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Çerkin Dukolli lë Ministrinë e Punës, emërohet zv/ministër i Jashtëm

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Çerkin Dukolli ka lënë postin e zv/ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Nga sot ai është emëruar edhe zyrtarisht në postin e zv/ministrit të Punëve të Jashtme.

Ndryshe Dukolli, është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës që nga paslufta.

Në vitin 2012 ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës.

Zëvendësministër i MPMS ishte emëruar në nëntor të vitit 2017.