75 Mall Live Search
21:08 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / S Z

Cerrca e Ibrahim Rugovës e pret fuqishëm LDK-në

Vendlindja e ish presidentit historik  Ibrahim Rugova ka pritur fuqishëm sonte Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Kryetari i Istogut Ilir Ferati së bashku me kandidatët për deputet të këtij rajoni, janë takuar me banorët e Cerrcës.

Kryetari Ferati ka thënë se nëndega “Dr Ibrahim Rugova”, në Cerrcë si çdo herë dhe kësaj radhe dëshmoi se janë të palëkundur në vizinion e LDK-së.

“Në Cerrcë, në nëndegën “ Dr. Ibrahim Rugova” si çdo herë edhe sonte dëshmuan se janë të palëkundur në vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.  Të gjithë bashkë e të një mendimi: Fitore për LDK-në e Lumirin Kryeministër”, ka thënë Ferati.