“Certifikatë virgjërie”, ky shtet pritet t’i gjobisë gjinekologët deri në 15 mijë euro, nëse kryejnë këtë test!

“Certifikatë virgjërie”, ky shtet pritet të ndalojë, planifikon të gjobisë deri në 15 mijë euro doktorët që kryejnë këtë test!
Qeveria e Francës, ka në plan të gjobisë mjekët të cilët sigurojnë të ashtuquajturat “certifikata virgjërie”, për martesat tradicionale.
Ky planifikim është pjesë e projektlegjislacionit që synon forcimin e vlerave laike franceze dhe luftimin e asaj që presidenti Emmanuel Macron e quan “separatizëm islamik”.
Sipas disa propozimeve, testi i virgjërisë duhet të ndalet, shkruan BBC-i transmeton IndeksOnline.
Vlen të përmendim faktin se Franca ka popullsinë më të madhe të myslimanëve, në Evropën Perëndimore.
Ministria e Brendshme në Francë, thotë se ligji për të cilin ende nuk është debatuar plotësisht nga politikanët francezë, propozon një vit burgim dhe gjobë prej 14.000 deri në 15. 000 euro, për çdo profesionit mjekësor që lëshon një “certifikatë virgjërie”.
Sipas televizionit France 3, rreth 30% e mjekëve francezë thonë se u janë kërkuar certifikata të tilla.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se praktika e inspektimit të himenit në mënyrë vizuale ose me gishta nuk mund të vërtetojë nëse një grua ka kryer marrëdhënie seksuale. Kjo, po ashtu sipas OBSH-së shkel të drejtat njerëzore.
Gjinekologia Ghada Hatem thotë se për të kryer këtë test, është pyetur nga shumë gra, e që sipas tij shumica janë myslimane.
“Kemi siguruar certifikata të tilla për gratë dhe vajzat që kishin frikë nga dhuna fizike, nga të afërmit ose çnderimi familjar. Nëse ato do të rezultonin se nuk janë të virgjra, atëherë do të dëmtonin reputacionin familjar dhe do të pësonin edhe dhunë familjare nga babai ose vëllëzërit. Ato bëhen jo vetëm për arsye fetare, por ndonjëherë edhe në hetime për përdhunime ose në rekrutime në forcat e sigurisë”, ka theksuar doktoresha Hatem. /IndeksOnline/