75 Mall Live Search
13:55 / E Premte, 21 Mars 2025 / S Z

Certifikimi i rezultateve përfundimtare, KQZ: Procesi në fazën e ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura, më 15 mars 2025.

Zëdhënësi Valmir Elezi, tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.