13:58 / E Premte, 03 Maj 2024 / S Z

Certifikohen snajperistët, do t’u shtohen njësiteve të FSK-së

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi bazë për snajper” dhe u certifikuan snajperistë, kuadro, të cilat do t’i shtohen njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të çitjeve”, thuhet në njoftim.

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi bazë për snajper” dhe u certifikuan snajperistë, kuadro të cilat do ju shtohen njësive të FSK-së. Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve. Zëvendëskomandanti i KDS-së, Kolonel Ilir Shyti në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi që “Profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta”, thuhet në njoftim.