Certifikohen tre kandidatët VV-së për deputet në zgjedhjet që do të mbahen në Shqipëri

KQZ në Shqipëri ka certifikuar si kandidat për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje për të marr pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 25 prill.
Iliaz Shehu është caktuar për Qarkun e Lezhës, Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës dhe Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës
“Tre kandidatët u mbështetën prej mijëra qytetarëve nga të tre qarqet. Ata ndërthurin parimet e vlerat kolektive të aktivistëve të Lëvizjes, idealin shoqëror e kombëtar dhe përpjekjen për zhvillim e drejtësi, me përgatitjen intelektuale e profesionale, dhe gatishmërinë për angazhim në dobi të vendit”, thuhet në një njoftim të VV-së.
Kjo lëvizje i ka uruar suksese Boikenit, Kreshnikut dhe Iliazit dhe gjithë aktivistëve e simpatizuesve të Lëvizjes, në Shqipëri e kudo.