75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 12 Maj 2026 / G T

Cesc Fabregas i gatshëm për të qenë trajner i Real Madridit: Nuk i kam vendosur pengesë klubit madrilen!

Cesc Fabregas gjatë një interviste është pyetur rreth Real Madridit dhe mundësië për të qenë në stolin e klubit spanjoll.

Trajneri i Como-s, ka luajtur te Barcelona për një kohë të gjatë dhe ky fakt mund ta ndalojë ish-lojtarin të bëhet trajner i Real Madridit, shkruan Indeksonline

Megjithatë, Fabregasin nuk e pengon kjo gjë.

“Nuk i kam vendosur pengesa Real Madridit. Ajo që mua më pengon është vetëm të bëhet asistent trajner, sepse gjithmonë kam dashur të isha trajneri kryesor”, u shpreh Fabregas

Kujtojmë se Real Madridi është në kërkim të një trajner të ri – dhe tashmë është shumë pranë marrëveshjes me Jose Mourinhon./Indeksonline/