75 Mall Live Search
20:30 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / F.R

Çështja e Grenlandës, BE-ja mbështet Danimarkën

BE-ja tha sot se blloku prej 27-vendesh qëndron në “solidaritet të plotë” me vendin anëtar Danimarkën, pasi Shtetet e Bashkuara emëruan një të dërguar për Grenlandën, që është territor danez.

“Integriteti dhe sovraniteti territorial janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare”, thanë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në X.

“Këto parime janë thelbësore jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për kombet në mbarë botën. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Grenlandës”, thanë ata.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry (R), si të dërguarin e tij të posaçëm për Grenlandë të dielën, pasi presidenti shprehu vazhdimisht interes për blerjen e territorit autonom në fillim të këtij viti

Trump tha në Truth Social se Landry “e kupton se sa thelbësore është Grenlanda për Sigurinë tonë Kombëtare dhe do të përparojë fuqishëm Interesat e Vendit tonë për Sigurinë, Mbijetesën dhe Sigurinë e Aleatëve tanë, dhe në fakt, të Botës”.

Në anën tjetër, vetë Landry ka deklaruar se është një nder të shërben në një “pozicion vullnetar për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-së.