10:12 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Çështja e pagave, pendohet Liverpooli, kërkon edhe falje!

Skuadra e cila pritet të gëzojë titullin kampion në Premierligë, Liverpooli ka bërë prapakthehu në një rast.

Gjiganti anglez kishte vendosur që ti fus punëtorët teknikë të saj në skemën e pagave të Qeverisë.

Vendimi u prit me protesta e kritika të mëdha, dhe nuk kishte as përkrahjen e trajnerit dhe lojtarëve.

Pas kësaj, drejtori gjeneral, Peter Moore ka dalur në faqen zyrtare me një qëndrim të ri. Moore ka njoftuar se vendimi është tërhequr dhe skuadra ka kërkuar falje për këtë./Indeksonline/