Çështja e presidentit, Kurti takon sot Abdixhikun
Këtë të hënë, kryeministri Albin Kurti do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një postimi në Facebook.
Ky takim vjen pas takimit që ndodhi ditën e djeshme midis kreut të Qeverisë dhe kreut të PDK-së, ku folën edhe për çështjen e presidentit.
Tema e njejtë pritet të jetë edhe në takimin Kurti-Abdixhiku./Indeksonline/

