75 Mall Live Search
14:20 / E Premte, 22 Korrik 2022 / B O

Çeshtja e taksive në Prishtinë, nënkryetari Zogaj jep një informacion

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se do të mbahet Konsultim Publik lidhur me Projekt Rregulloren për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve me taksi.

Në këtë organizim do të diskutohen, ku mund të marrin pjesë qytetarët, do të diskutohen propozimet e palëve të interesit.

Njoftim i i plotë:

Njoftohen të gjithë qytetarët e Kryeqytetit se Komuna e Prishtinës, organizon Konsultim Publik lidhur me Projekt Rregulloren për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve me taksi, me ç ‘rast komisioni do të ofrojë informata të nevojshme për qytetarët e interesuar ku edhe do të diskutohen propozimet e palëve të interesit.
Konsultimi publik me qytetarë mbahet me datë 4 gusht 2022, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës.