Çështja e të pagjeturve, flet deputetja e LDK-së: E kuptojmë dhembjen, por nuk na ka hije që ta politizojmë

Deputetja e LDK-së që është pjesë e Komisionit për të drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Saranda Musliu, ka folur në lidhje me përplasjet që po ndodhin mes partisë së saj dhe Vetëvendosjes për çështjen e personave të pagjetur, transmeton IndeksOnline.
Ajo ka thënë se kjo temë është preokupim i përditshëm i institucioneve, por se me të nuk duhet të politizohet.
Musliu tutje ka shtuar se me Serbinë nuk është e lehtë të punohet, prandaj duhet t’i bashkojmë forcat.
Postimi i plotë i saj:
Tema e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, është preokupim i përditshëm i institucioneve kosovare, por procesi merr kohë dhe duhet të jemi të durueshëm.
E kuptojmë dhembjen, por nuk na ka hije që ta politizojmë dhe të shkaktojmë më shumë dëshprim tek këto familje.
Me një palë si Serbia nuk është e lehtë të punohet, prandaj na duhet të paktën t’i bashkojmë forcat tona.
Në kuadër të komisionit për të drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, persona të pagjetur dhe peticione grupi paralamentar i LDK- do ta jap gjithë kontributin e nevojshëm për hartimin e një Ligji funksional për të pagjeturit si kategori e cila meriton përkrahjen dhe respektin e përhershëm.