75 Mall Live Search
11:42 / E Hënë, 18 Korrik 2022 / B O

Çështja e veteranëve, Hekuran Murati ka një lajm që nuk do t’i pëlqejë kësaj kategorie

hekuran murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dhënë detaje për masën mbështetëse “Çdo familje së paku një të punësuar”, duke thënë se synimi i masës së re për punësim është që të rritet numri i vendeve të punës dhe mirëqenia e qytetarëve.

Murati në një konferencë për media, ka thënë se masa e re sa i përket punësimit i dedikohet atyre familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar.

Në konferencë, ministri i Financave është pyetur edhe për çështjen e veteranëve.

“Ne kemi pasur një takim, zyra e kryeminsitri ka marrë përsipër që të dërgoj një prpopozim se si të zgjidhet kjo çështje… po besoj kemi pas një reagim nga OVL UÇK, reagim publik. Po besoj se mund të arrijmë një dakordim me një ligj të ri pas listës së pastruar dhe mund të bisedojmë se si të trajtohet dinjitetshëm kjo kategori e shoqërisë”, ka thënë Murati.