21:09 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Çështja që po bën bujë në botë, kjo është historia e Jerusalemit

Statusi i Jerusalemit është një çështje kryesore pse ka konflikt të vazhdueshëm mes Izraelit dhe Palestinës.

Pra, ky vend është pika më e nxehtë e këtij konflikti. Kjo pasi që, palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Ndërkaq, Izraeli i cili e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1976 pretendon se i gjithë qyteti është kryeqyteti i tij.

Megjithatë, sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv, transmeton Indeksonline.

Historia

Pas Luftës së Dytë Botërore, Shteti i Izraelit u themelua gradualisht dhe njihej ligjërisht nga shumica e vendeve të botës. Megjithatë, megjithëse OKB-ja e njohur shtetin e Izraelit në vitin 1948 duke e lejuar të bëhet edhe shtete anëtare e saj, e vendosi tërë qytetin e Jerusalemit nën kontrollin ndërkombëtarë më 13 dhjetor 1949. Pavarësisht kësaj, shumica e zyrave qeveritare u zhvendosën në qytet.

Por, në vitin 1967, gjatë “Luftës Gjashtë ditore”, Izraeli pushtoi pjesën lindore të Jerusalemit, të cilën Joradania e kryesoi dhe deklaroi se ligji i Izraelit, juridiksioni dhe administrata do të zbatoheshin në të gjithë qytetin. Okupimi i Jerusalemit nga Izraelit është konsideruar i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtarë dhe është dënuar nga OKB-ja, si dhe nga shtetet e tjera.

Në vitin 1980, Kesset deklaroi se “Jerusalemi, i plotë dhe i bashkuar, është kryeqyteti i Izraelit”, por ky ligj u shpall i pavlefshëm nga OKB, i cili bëri thirrje për heqjen e ambasadave të mbetura në qytet. Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Izaraelit e quajti rezolutën “të padrejtë” dhe si “provë shtesë se organizata e OKB-së është kthyer në një instrument në duart e armiqve të Izraelit në luftën e tyre kundër ekzistencës dhe pavarësisë së saj”.

Vendet ndërkombëtare vazhduan të vendosin ambasadat e tyre të huaja në Tel Aviv, qyteti i dytë më i madh i Izraelit, i vendosur në bregdetin e Mesdheut dhe refuzim për të njohur Jersualemin si territor izraelit është bërë një politike pothuajse universale midis kombeve perëndimore.

Deri më sot, asnjë vend nuk ka asnjë ambasadë në Jerusalem, edhe pse Bill Clinton, George W.Bush dhe Donald Trump kanë bërë thirrje për të lëvizur ambasadën amerikane në Jerusalem. Të dy, Clinton dhe Bush u kthyen mbrapa duke mos e marrë një vendim të tillë.

Megjithatë presidenti i tanishëm, Donald Trump gjatë ditës së sotme deklaroi se SHBA është e gatshme të vendos ambasadën e saj në Jerusalem, duke theksuar se e njeh atë si kryeqytet të Izraelit.

Kjo gjë po kundërshtohet fuqishëm  nga shtetet anëtare të OKB-së, të cilët vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e vet mbi Jerusalemin.

Madje, pas deklaratës së Trumpit kanë filluar edhe protestat në vendet myslimane të Lindjes së Mesme, të cilët po dënojnë këtë vendim duke thënë se është i papërgjegjshëm.

Protestuesit në qytetin e Gazas kanë djegur fotografitë e presidentit Donald Trump dhe zyrtarët palestinezë kanë paralajmëruar shkëputjen e lidhjeve me SHBA dhe përfundimin e bashkëpunimit të sigurisë me Izraelin, pas njohjes zyrtare të Jerusalemit si kryeqyteti izraelit.

“Jerusalemi është çështje e popullit palestinez dhe kauzë për vendin”, tha lideri i Hamaz, Ismail Haniya.

Gjatë protestave, qindra qytetarë kanë djegur flamujt amerikanë dhe fotografitë e Trump./Indeksonline/