75 Mall Live Search
16:49 / E Premte, 19 Korrik 2024 / Gj. Sh

Cesk Fabregas konfirmohet si trajner i Comos, nënshkruan kontratë të re

Cesk Fabregas është konfirmuar si trajner i skuadrës së Comos.

Ish-futbollisti i Arsenalit e Barcelonës, ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare me skuadrën italiane, shkruan IndeksOnline.

Fabregas bëri një punë fantastike sezonin e kaluar, duke e ngritur skuadrën e Comos në Serie A.

” “Jam shumë i lumtur që do ta nis këtë sezon si trajner dhe falënderoj grupin e pronësisë që më besoi këtë pozicion. Unë ndaj ambiciet e grupit dhe besoj se ky është vetëm fillimi se ku mund të shkojë ky klub. Do të jetë një sezon i vështirë dhe i rëndësishëm, por unë dhe pjesa tjetër e stafit stërvitor jemi gati dhe të gjithë besojmë.”, deklaroi Fabregas pas nënshkrimit të kontratës./IndeksOnline/