75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Çfarë Atalante e frikshme, 7 copa në llogari të Lecces

Atalanta ka filluar të bëhet skuadër e frikshme, si n ë Evropë ashtu edhe në Itali.

Skuadra e drejtuar nga Gasperini ka fituar si mysafir i Lecces me rezultat 2-7 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Serie A.

Golat për Atalantën i shënuan Donati (17′ autogol), Zapata (22′, 54′  dhe 62′), Ilicic (47′), Muriel (87′) dhe Malinovsky (90+2).

Ndërsa për Leccen shënuan Saponara (29′) dhe Donati (40′),

Me këto shtatë gola, Atalanta ka arritur shifrën e 70 golave në ligë, dhjetë më shumë se Lazio.

Me këtë fitore, ata renditen në pozitën e katërt me 48 pikë. /IndeksOnline/