75 Mall Live Search
21:24 / E Martë, 12 Mars 2024 / MSH

Çfarë Barcelone! Katalunasit shënojnë dy gola të shpejtë në sfidën ndaj Napolit

Barcelona është duke luajtur ndeshjen e dytë me Napolin, dhe futbollistët katalunas po dhurojnë spektakël!

Në vetëm dy minuta, Barcelona ka shënuar dy gola të shpejtë, raporton Indeksonline.

Në minutën e 15-të, Fermin Lopez shënoi për të dërguar ekipin në epërsi minimale.

Portën e Alex Meret e “bombardoi” më pas Joao Cancelo, në minutën e 17-të.

Aktualisht, rezultati i përgjithshëm i këtij ballafaqimi, në kuadër 1/16 të Champions League është 3-1./Indeksonline/