75 Mall Live Search
12:09 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Çfarë boksieri, e nokauton dhe e detyron ta puthë podiumin

Boksieri ukrainas, Vasiliy Lomachenko po marshon drejt sukseseve në boks. Njëri nga boksierët më të mirë viteve të fundit, ka arritur fitore të madhe mbrëmë ndaj boksierit britanik, Anthony Crolla.

Paraqitja e tij ishte vërtetë fantastike duke e bërë për spital kundërshtarin e tij. Ishte raundi i katërt kur ukrainasi e nokautoi fuqishëm Crollan duke e detyruar të bie me fytyrë në podium.

Lomachenko është kampion aktual në WBO, por që ka një synim tjetër.

“Unë dua të unifikoj të gjitha titujt,” tha Lomachenko, duke shtuar se ai dëshiron të luftojë me Mikey Garcia, i cili mban titullin e WBC.

Nga 14 meçe, Lomachenko ka 13 fitore, një humbje ndërsa 10 meçe i ka fituar me nokaut./Indeksonline/