75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Çfarë Cikalleshi, dy gola të bukur, njëra nga to në stilin e Messit

Sokol Cikalleshi është duke e mposhtur vetë skuadrën e Loret Sadikut, Kasimpasan.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare që në janar u transferua te Akhisarspor, ka realizuar dy gola për skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Kasimpasas.

Cikalleshi ka realizuar një gol në fund të pjesës së parë, ndërsa një tjetër në fillim të pjesës së dytë.

Madje goli i dytë është shënuar në stilin e Messit, me një parabolë fantastike.

Mbetet të shihet deri në fund të lojës nëse Cika do të kompletojë het trikun./Indeksonline/