75 Mall Live Search
10:45 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / G T

Çfarë dallimi i madh! Me Kosovën shiten të gjitha biletat në Bazel… me Slloveninë veç 8 mijë

Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Kosovës nesër zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026 në Bazel.

Të gjitha biletat tashmë janë shitur për këtë takim, që nis nga ora 20:45, shkruan Indeksonline

Ajo që bën dallim të madh është interesimi i jashtëzakonshëm për ta parë këtë ndeshje, ku rreth 34 mijë bileta janë shitur të gjitha, e për ndeshjen ndaj Sllovenisë (e rëndësisë) së njëjtë, janë shitur vetëm 8 mijë.

Zvicra pas ndeshjes me Kosovën e zhvillon ndaj Sllovenisë më 8 shtator, në të njëjtin stadium./Indeksonline/