75 Mall Live Search
15:24 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Çfarë derbi, Drita ishte në terr, por fundi për Gjilanin ishte ferr

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së 15’të në Superligën e Kosovë në futboll.

Skuadra e Gjilanit e filluan mirë, ku shënuan përmes Nikaç në minutën e 7’të të takimit, por ishte Drita që e barazoi rezultatin në minutën e 27’të, shkruan IndeksOnline

Gjilani shënoi edhe njëherë në pjesën e parë, për të shkuar në pushim me epërsi prej një goli.

Por, drama e vërtetë ndodhi krejt në fund, ku Drita u rikthye për të shënuar dy gola, përmes Fazliut dhe Haxhimusës.

Rezultati përfundimtar i takimit u vendos në 2:3.